Vdes këmbësori në QKUK që ishte goditur nga vetura një muaj më parë në Mitrovicë

nga D. V.

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku po trajtohej si pasojë e lëndimeve nga goditja me veturë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 31 gusht në Mitrovicë.

“Mitrovicë Jugu 31.08.2025-01:07. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë ishte goditur nga një veturë në lëvizje, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra më 29.09.2025 ka ndërruar jetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More