Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për mocion me debat mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Kërkesa u bë pak ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkoi ripërsëritjen e seancës plenare të 18 shtatorit, seancë në të cilën u votua programi i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave brenda 25 minutash.
Bardhi kërkoi që mocioni me debat të zhvillohet ditën e enjte.
“Meqenëse nuk është caktuar seancë këtë të enjte, kërkojmë që ky mocion të zhvillohet pikërisht atë ditë”, tha Bardhi.
Gjithashtu pas orës 10:00 pritet të bëhet konstituimi i 5 komisioneve parlamentare, nga 11 gjithsej, pas miratimit të përbërjes së tyre javën e kaluar nga mazhoranca dhe opozita.