Vdes një i burgosur në burgun e Shtipit

nga Xh M

Një i dënuar njëzet e një vjeçar nga Burgu i Shtipit ka ndërruar jetë dje.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rasti është raportuar në Drejtorinë e Policisë Shtip dje në ora 11:31 nga Spitali Klinik i Shtipit.

Sipas njoftimit, nga burgu në spital është sjellë E.A. (21) nga Shtipi, i cili kishte shenja të helmimit. Personi ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Mjeku ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More