Vdes një person në Obiliq, policia nis hetimet

nga Xh M

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i moshuar ka vdekur në një kafiteri të premtën në Obiliq.

Policia në raportin e saj ditor bëri të ditur se Ekipet Emergjente ishin thirrur për ndihmë ndaj të moshuarit, por kur kanë arritur ato e kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Trupi është dërguar për obduksion.

“Nga një kafiteri në Obiliq, është njoftuar se një person i moshuar ka nevojë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor nga QMF-Obiliq i cili e ka konfirmuar se personi i gjinisë mashkullore ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More