Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

nga Redaksia

Kumanovë, 17 gusht – Pas një sëmundjeje, ka ndërruar jetë mjeku specialist Aliriza Osmani – Aushi, figurë e njohur për kontributin e tij gjatë dhe pas luftës së vitit 2001.

Gjatë konfliktit të vitit 2001, Osmani iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Karadak, së bashku me familjarë, shokë e miq, duke dhënë ndihmesën e tij në përpjekjen për liri.

Pas përfundimit të luftës, ai kontribuoi në institucionet shëndetësore të Kumanovës, fillimisht si drejtor i spitalit dhe më pas si shef reparti. Angazhimi i tij u veçua sidomos gjatë periudhës së pandemisë, kur ishte në vijën e parë të shërbimit ndaj pacientëve.

Ndarja nga jeta e Dr. Aliriza Osmanit përbën një humbje të madhe për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin që e njohu për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More