Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve ta kthejnë nëntorin në një muaj feste, duke valëvitur kudo flamurin kombëtar.
Erion Veliaj thotë se nëntori duhet të kthehet në një muaj feste, në çdo shkollë, rrugë, dritare, dhe kudo ku ka shqiptarë.
“Nëntori kuqezi. Valëvit flamurin: Le ta kthejmë këtë nëntor në një muaj feste kuqezi, në çdo shkollë, rrugë, dritare, dhe kudo ku ka shqiptarë”, ishte thirrja në rrjetet sociale e kryebashkiakut të Tiranës, drejtuar bashkëqytetarëve të tij.
Bashkia e Tiranës e ka nisur e para nismën për nëntorin kuqezi, duke vendosur flamurin kombëtar në godinën e institucionit. Kjo ka tërhequr jo pak vëmendjen e vizitorëve të huaj që gëlojnë në kryeqytet.