Vendimet e Myftinisë së Strugës/ Xhemati dhe disa imam të qytetit me rrethinë me Letër të hapur deri te kreu i BFI-së

nga Xh M

Strugë, 25 shkurt – Besimtarët muslimanë të Strugës me rrethinë po reagojnë ashpër përmes një letre të hapur ndaj vendimeve të fundit të Myftinisë së Strugës. Letra e hapur shkon direkt tek kreu i BFI-së i cili nuk e sheh të arsyeshme që të reagojë dhe të ndalojë pakënaqësitë tek Myftinia e Strugës.

Xhemati, anëtar të këshillave të disa xhamive dhe disa imam të qytetit të Strugës dhe rrethinës jemi të zhgënjyer nga vendimet e muftiut antikushtetues Adi Murtishi dhe krye-imamit të vetë shpallur Abdulkadri Sheji, rrespektivisht
uzurpatorët e muftinis së Strugës të zgjedhur me vendime nëpër kafenet e Strugës nën direktivën e individëve me ndikim
partiak për të cilat kemi edhe dëshmi, thuhet mes tjerash në letrën e hapur.

Letër e hapur

REAGIM NDAJ VENDIMEVE TË MUFTINËS SË STRUGËS,

Deri te kryetari i BFI-së Reis ul ulema Hafiz, haxhi, Shaqir Fetahi

I nderuari kryetar

Ne xhemati, anëtar të këshillave të disa xhamive dhe disa imam të qytetit të Strugës dhe rrethinës jemi të zhgënjyer nga vendimet e muftiut antikushtetues Adi Murtishi dhe krye-imamit të vetë shpallur Abdulkadri Sheji, rrespektivisht uzurpatorët e muftinis së Strugës të zgjedhur me vendime nëpër kafenet e Strugës nën direktivën e individëve me ndikim
partiak për të cilat kemi edhe dëshmi.

I nderuar kryetar,
Ne nuk mund të tolerojm më shumë këto parregullsi në institucionin e muftinës e cila thuajse funksionin si degë e partisë e jo si muftini e BFI-së, dhe sjell vendime me efekte negative dhe pëlrçarse në xhematin e Strugës. Vendimet,mos rrespektimi I Kushtetus së BFI-së dhe mosrrespektimin e Kushtetutës së RVM ka bërë përçarje në mes xhamtit, imamëve,dhe mes familjarëve në Strugë dhe rrethinë rast I cili do të paraqitet edhe në prokurori.

I nderuar kryetar,
Muftinia e Strugës është bërë më keq se circus në vendimet e sjellura me anë të cilave paraqet jo seriozitet dhe jo stabilitet si institucion. Udhëheqësi i institucionit Adi Murtishi edhe vet nuk irrespekton vendimet që sjell.

Adi Murtishi më date 30.01.2025 me numër rendor 594/1 sjellë vëndim për shkarkimin e ISREF JUSKOSKI (imam i përkohshëm) nga xhamija e Poshtme e fshatit Llabunisht për arsye të mos respektimit të Kushtetutës të BFI-së dhe mos respektimin e ritualeve fetare për të cilat i është tërhequr vëmendja shumë herë nga ana e muftinisë së Strugës.

Vendimi është sjellur saktësisht ditën e enjte të nesërmën pas programit të Isra-së dhe Miraxhit ku ISREF JUSKOSKI përveq që refuzoi fjalimin përshëndetës ai në mometin kur filloi të lexohet një pjesë nga mevludi e lëshoi xhamin së baashku me një pjesë të xhematit të cilët e praktiojnë ideologjin e tij (Vehabiste) dhe i njejti nuk eka respektuar vendimin ka vazhduar me punë si imam edhe të nesërmën në namazin e xhumasë, që sipas mësimeve Islame ai namaz është i pavlefshëm.

Në të njejtën ditë me date 30.01.2025 me numër rendor 597/4 sjellë vendimë për punësimin e MAKSUT MAKSUTOSKI si imam i rregullt I xhamisë së Poshtme të fshatit Llabunisht,në të njejtë vendim Adi Murtishi informon se për një kohë të shkurtër do ti jepet edhe DEKRET, mirëpo të nesërmën të njejtit gojarisht I thot të mos filloj me punë.

Adi Murtishi me date 31.01.2025 rreth orës 10:00 i paraqitet kryetarit të këshillit të xhamisë së Poshtme nën direktivën e disa individëve të partis dhe e informon se pas dyjavësh do të ket zgjedhje të parakohshme për shkak të paknaqësis të një pjese të xhematit të cilët kanë kërkuar nga Adi Murtishi edhe shkarkimin e këshillit të xhamisë pas shkarkimit të imamit të xhamisë.Adi Murtishi të njejtën ditë në namazin e jacisë gojarisht (në mënyr antikushtetuse) shpall zgjedhjet për zgjedhjen e kryesis së re. Këto zgjedhje nuk u shpallën nga ana e Riasetit por nga vet Adi Murtishi e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e BFI-së rast i cili gjithashtu do të paraqitet në prokurori.

Adi Murtishi me date 24.02.2025 me numër rendor 633/4 sjellë vendim për ta punsuar përsëri ISREF JUSKOSKIN si imam I rregullt dhe I premton se për tre-katër muaj do ti jap edhe DEKRET.

SHËNIM: NE JU INFORMOJM QË ADI MURTISHI NUK KA MBAJTUR ASNJË MBLEDHJE ME ANËTARËT E MUFTINISË PËR KËTO NDRYSHIME (SEPSE SHUMICA KANË BËRË DORËHEQJE). ISREF JUSKOSKI PËRSËRI NUK DO TË RESPEKTOJ KUSHTETUTËN E BFI-SË, ÇËSHTJE E CILA DO TË VAZHDOJ TË SJELL PËÇARJE NË MES XHEMATIT.

TË BASHKANGJITURA: VENDIM PËR SHKARKIM

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More