Shkup, 25 shkurt – Sonte, në kuadër të takimeve në terren “Ku zemra është në shtëpi”, së bashku me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, Zëvendësministrin e tij, Erxhan Selimi, Zëvendësministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, dhe Zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekoli Shaqiri, zhvilluam një takim me qytetarët, përfaqësuesit e biznesit dhe shoqërisë civile në Çair.
Diskutuam për përmirësimin e sigurisë në trafik, ngritjen e higjienës publike dhe sfida të tjera që prekin drejtpërdrejt qytetarët tanë. Prezantuam gjithashtu ndryshimet e planifikuara në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, të cilat do të forcojnë efikasitetin e komunave dhe cilësinë e shërbimeve publike.
Më gëzon fakti që qytetarët janë aktivë dhe të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve për komunitetin e tyre. Ndryshimet ligjore do të ndihmojnë në shmangien e problemeve të përsëritura dhe në një funksionim më të mirë të pushtetit lokal.
Vazhdojmë të punojmë së bashku për një Çair më të zhvilluar dhe një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët!
Qytetarët janë prioriteti ynë – punojmë për ta, pavarësisht përkatësive të tyre.