Vendkalimi kufitar në “Evzoni” është mbyllur për qarkullim të automjeteve

nga D. V.

Shkup, 8 dhjetor – Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, ndërsa intensiteti jashtë zonave urbane është mesatar, informon Lidhja e Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

“Që nga ora 11:00, trafiku në hyrje dhe dalje nga vendkalimi kufitar Evzoni është bllokuar plotësisht. Në vendkalimin kufitar Niki (Mexhitli), trafiku është i bllokuar për kamionë dhe autobusë, ndërsa automjetet e tjera po lëvizin normalisht.

Në vendkalimin kufitar Dojran, trafiku po zhvillohet pa probleme, por për shkak të intensitetit të shtuar, priten vonesa të herëpashershme gjatë hyrjes në vend”, thonë nga LAMM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More