Vendvotimi 1272 në Ohër është hapur në kohë, votimi po zhvillohet pa probleme

nga D V

Ohër, 22 maj – Votimi në vendvotimin 1272 në Komunën e Ohrit, ku po përsëriten zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj po zhvillohet pa probleme. Siç informojnë nga KKZ-ja, vendvotimi është hapur me kohë dhe procesi zgjedhor është duke vazhduar sipas procedurave.

Vendvotimi 1272 gjendet në shkollën fillore “Hristo Uzunov”, në rrugën “Pitu Guli”.  Sipas Listës së vetme zgjedhore, në atë vendvotim janë gjithsej 711 zgjedhës, nga të cilët në zgjedhjet parlamentare të 8 majit kanë votuar 433 persona, gjegjësisht 60.9 për qind e trupit votues.

Sipas KKZ-së, gjatë ditës së djeshme kur kanë votuar personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit dhe personat e vendosur në qendra përkujdesjeje jashtëfamiljare, në vendvotimin 1272 në Ohër, të drejtën e votës e kanë ushtruar dy personat e regjistruar në ekstraktin e veçantë nga Lista Zgjedhore

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More