Venera Azizi: Shqipja për herë të parë edhe në kartelat e identifikimit në Qeveri

nga Redaksia

Shkup, 16 shtator – Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, njoftoi se gjuha shqipe tashmë është e pranishme edhe në kartelat e identifikimit dhe evidentimit të të punësuarve në institucionet shtetërore.

Sipas saj, ky hap paraqet një zhvillim të rëndësishëm në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe funksionimin e brendshëm të administratës.

“BDI për 22 vjet e mbajti pushtetin, por dështoi të realizojë gjërat më elementare për shqiptarët. Ne, për vetëm 15 muaj, e bëmë atë që ata nuk guxuan as ta fillonin. Sot kemi provën e pakundërshtueshme: gjuha shqipe është bërë realitet edhe në funksionimin e brendshëm të Qeverisë, dhe tashmë është e pranishme edhe në kartelat e identifikimit dhe evidentimit të të punësuarve. Kjo është rruga e respektit dhe dinjitetit kombëtar. Ky është ndryshimi që pret populli. Ky është mandati që i jep kuptim të ardhmes.Kjo është rruga që ia VLEN!”, theksoi Venera Azizi.

Sipas saj, ky proces është pjesë e angazhimeve për respektimin e gjuhës shqipe në nivel institucional.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More