Vengu: 2100 trupa rezerviste deri në 2031-shin, rrisim kapacitetet e FA

nga D V

Deri në vitin 2031 Ministria e Mbrojtjes parashikon të ketë 2100 trupa rezerviste, të ndara në 17 kompani.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri të ditur sot se rikthimi i komponentit rezervist nuk rrit vetëm numrat në radhët e Forcave të Armatosura, por edhe kapacitetet dhe aftësitë.

“Mbi të gjitha sjell në FA përvojën e vyer të jetës civile dhe ish-ushtarakëve që dëshirojnë të rikthehen në uniformë”, u shpreh Vengu.

Konkretisht, Strategjia Ushtarake dhe Plani Afatgjatë i Zhvillimit parashikon vit pas viti deri në 2031-shin, rekrutimin e rezervistëve në Forcat e Armatosura.

Në vitin 2025 parashikohet krijimi i një kompanie me 125 trupa, ndërsa në vitin 2026 do të krijohen dy kompani me 250 trupa në total.

Nga viti 2027, deri në vitin 2029 parashikohet për çdo vit krijimi i tri kompanive me 375 trupa.

Në vitin 2030 do të krijohen katër kompani me 475 trupa dhe në vitin 2031 një kompani me 125 trupa.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More