Vengu: E ardhmja e Forcave të Armatosura, më e fortë dhe dinjitoze

nga D V

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përcolli sot me kolazh fotosh momentet më të veçanta të punës së ushtarakëve shqiptarë gjatë 12 muajve që lamë pas.

Vengu u shpreh në rrjetet sociale se e ardhmja e FA është me plot punë të mira për t’i bërë Forcat e Armatosura edhe më dinjitoze, të forta dhe efikase.

Në 4 dhjetor të vitit të kaluar, Forcat e Armatosura kremtuan 112 vite nga krijimi i tyre. Shqipëria konsiderohet si vendi i dytë në NATO sa i përket numrit të ushtarakëve të dislokuar në misione, në raport me personelin aktiv të Forcave të Armatosura. Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga muaji shtator 1996 deri në shtator 2020, janë angazhuar me rreth 7.808 ushtarakë gjithsej.

Qindra ushtarakë aktualisht ndodhen jashtë vendit në misione të ndryshme të drejtuara nga NATO, OKB dhe BE të angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More