Vengu: Rritje e pagave të ushtarakëve në 2026-ën

nga D. V.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se, buxheti i mbrojtjes për vitin 2026 synon rritjen e pagave të ushtarakëve

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, ku po diskutohet pr/buxheti 2026 dhe Paketa Fiskale, vëngu tha se, “buxheti i mbrojtës 2026 do të mundësojë modernizimin e Forcave të Armatosura, ri ngritjen e industrisë ushtarake, forcimin e emergjencave civile dhe rritjen e kontributit tonë në NATO, sikundër dhe në sigurinë rajonale”.

Vengu tha se, ky buxhet ka një rritje me 12% në krahasim me buxhetin e vitit pararendës, duke arritur 58.9 miliardë lekë ose 2.12% të prodhimit të brendshëm Bruto.

Ai theksoi se në zemër të pr/buxhetit janë njerëzit në uniformë.

“Plot 13 miliardë lekë që shkojnë për ta për paga më të larta. Siç rrisim pagat minimale, pagat e administratës, vijojmë rritjen e pagave të ushtarakëve për të kapur mesataren e NATO-s sipas projeksionit tonë në 2029-ën”, tha Vengu.

Vengu u shpreh se, për herë të parë financohet statusi i ri të ushtarakut.

“Siç rrisim pensionet, financojmë gjithashtu për herë të parë statusin e ri të ushtarakut, një kërkesë prej më shumë se 2 dekadash nga të gjithë ushtarakët në rezervë apo në lirim”, tha Vengu.

Me anë të këtij pr/buxheti, theksoi Vengu synohet edhe një rekrutim më i gjerë dhe më cilësor.

“Shifra rekord në 2025-ën me 721 rekrutë të rinj, do vijojnë të mbështeten financiarisht në mënyrë që të kemi një rekrutim sa më cilësor në të ardhmen”, tha Vengu.

Ministri theksoi se, synimi është të forcohet lidhja mes rinisë dhe Forcave të Armatosura si kapital njerëzor kombëtar.

Vengu theksoi se, një element i rëndësishëm është edhe orientimi dhe kujtesa jonë historike.

“Po zbatojmë një plan kombëtar për rehabilitimin e Varrezave të Dëshmorëve. Një program kombëtar gjithashtu për mbajtjen e shenjave të kujtesës kolektive në të gjithë Shqipërinë”, tha Vengu.

Shtylla e dytë e këtij pr/buxheti ka të bëjë me gatishmërinë e Forcave të Armatosura.

“16.3 miliardë lekë shkojnë drejtpërdrejtë për detyrën dhe misionin e tyre të përditshëm. Nga helikopterët, tek anijet, uniformat, municionet, stërvitja, logjistika dhe mirëmbajtja”, tha Vengu.

Ministri nënvizoi se një pjesë thelbësore e këtij buxheti është e orientuar drejt së ardhmes, shtylla e tretë e këtij buxheti, investimet dhe industria.

“29 miliardë janë investime kapitale. Gjysma e buxhetit është e dedikuar tek modernizimi, industria, teknologjia që forcon shtetin”, tha Vengu.

Vengu theksoi se, “po aq thelbësor është dhe dimensioni i inovacionit dhe teknologjisë dhe paralelisht mbrojtja kibernetike, duke e shndërruar në një shtyllë të sigurisë kombëtare, siç e kemi bërë në dimensionin civil”.

Ministri u shpreh se, industria ushtarake po kthehet dita ditës në një realitet të prekshëm.

“Për pak muaj kemi çeljen e prodhimit të municioneve, dronë dhe sisteme antidronë, pajime personale, mjete të blinduara, janë zërat e financuar plotësisht në buxhetin 2026”, tha Vengu.

Ministri u shpreh se parashikohen 326 vende pune për vitin 2026  duke rikthyer miliona euro në ekonom i si prodhim, paga, investime, të ardhura indirekte apo direkte për buxhetin e shtetit.

Sa i përket emergjencave civile, Vengu u shpreh se, pritshmëria e Bashkimit Europian është e qartë, vendi që i afrohet anëtarësimit duhet të jetë një hallkë e fortë në zinxhirin e solidaritetit europian.

“Në këtë pr/buxhet 4.3 miliardë lekë janë parashikuar për emergjencat civile, siguria që prek çdo familje, në çdo bashki”, tha Vengu.

Ai shtoi se, “këtu përfshihen 2 qendra të reja rajonale për emergjencat civile, 1 në Bushat dhe 1 në Krane, 2 avionë zjarrfikës për përballimin e zjarreve dhe investime në teknologji parandaluese”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More