Një incident i rëndë ndodhi të premten në Panairin Ajror të Dubait, kur një avion luftarak indian HAL Tejas u rrëzua gjatë një demonstrimi të planifikuar.
Avioni po kryente manovra para audiencës kur u rrëzua – pak pas orës 14:10 sipas orës lokale – duke shkaktuar tym të zi të dendur mbi aeroport. Siç njoftoi Forca Ajrore Indiane pak kohë më vonë, piloti u nxor i vdekur nga rrënojat.
Incidenti ndodhi para një turme spektatorësh, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët po e shikonin shfaqjen nga vende të projektuara posaçërisht
Organizatorët nuk kanë publikuar informacione të mëtejshme rreth shkaqeve të rënies së avionit, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur një hetim për incidentin.