Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe e mbrojtjes së fëmijëve

nga D. V.

Shkup, 4 prill – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, e fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin mars 2025.

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 4 prill 2025.

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:

– 04.04.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL0

– 07.04.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More