Vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme, me të reshura dhe bubullima, temperaturat e ditës në rënie

nga D V

Shkup, 5 shtator – Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) informoi se nën ndikimin e masës së lagësht dhe të paqëndrueshme ajrore, vijon një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me të reshura të mëdha dhe bubullima. Proceset kohëpaskohe do të jenë më intensive dhe në disa vende do të ketë paraqitje të motit të keq, me të reshura intensive të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit. Temperaturat ditore do të jenë në rënie të vazhdueshme.

Moti veçanërisht jostabil do të jetë nesër dhe të shtunën, ndërsa të dielën do të ketë kushte më të vogla për mot jostabil. Nga dita e hënë deri nga mesi i javës së ardhshme përsëri do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të keq.

Në Shkup, prej nesër deri nga mesi i javës së ardhshme, moti do të jetë jostabil me të reshura të kohëpaskoshme të shiut dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq.

Gjatë fundjavës së vazhduar, temperatura minimale do të lëviz prej 10 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 25 deri 33 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More