Vilma Ruskoska e ka denoncuar në polici Boki-13 për ngacmim

nga Xh M

Shkup, 19 dhjetor – Ish-prokurorja speciale Vilma Ruskoska ka paraqitur kallëzim në polici kundër Bojan Jovanovskit – Boki 13 për ngacmim telefonik.

Sipas kallëzimit, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e 18 dhjetorit 2025, kur Jovanovski, gjatë një transmetimi live në YouTube, e ka kontaktuar disa herë Ruskoskën në telefon, pavarësisht se ajo i kishte refuzuar thirrjet.

Nga videoja që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se biseda është shoqëruar me deklarata fyese dhe shqetësuese nga ana e Jovanovskit. Në një moment, Ruskoska e ka paralajmëruar se nëse vazhdon me thirrjet, do ta denoncojë në polici, por thirrjet megjithatë kanë vazhduar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e kanë konfirmuar kallëzimin për mediat dhe kanë informuar se po punojnë për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More