Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për Komunën e Gostivarit

nga D. V.

Shkup, 9 korrik –  Visar Ademi sot ka njoftuar se do të jetë kandidatë i pavarur në Komunën e Gostivarit.

Ademi thotë se në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në muajin tetor pret të marrë mbështetje nga qytetarët e Gostivarit.

“Të dashur miq, dua të ndaj një lajm të madh me Ju.

Nga sot shpall kandidaturën time të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit.

Pres përkrahjen tuaj për ta bërë Gostivarin, qytet më të mirë për të gjithë.

Shihemi në qytet!”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More