Visar Ganiu: Komuna e Çairit përkrah fuqishëm artin dhe të rinjtë – pjesëmarrje në ekspozitën e Institutit të Modës “Izet Curi”

nga Redaksia

Shkup, 27 qershor – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mori pjesë në ekspozitën studentore të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curi”, një ngjarje që u zhvillua në një atmosferë plot finesë dhe krijimtari artistike.

Nëpërmjet këtij aktiviteti, që u mbështet nga Komuna e Çairit, u promovua talenti i brezit të ri të dizajnerëve të rinj, të cilët përmes punimeve të tyre prezantuan profesionalizëm, identitet dhe guxim artistik. Ekspozita u realizua në kuadër të temës së përzgjedhur për këtë vit, duke reflektuar një nivel të lartë kreativiteti dhe përkushtimi, përcjell Zhurnal.mk.

Kryetari Ganiu theksoi se Komuna e Çairit do të vazhdojë të mbështesë nismat që fuqizojnë artin, edukimin dhe të rinjtë me vizion, duke vlerësuar lart punën e profesorit Izet Curi për kontributin e tij të çmuar në edukimin e një gjenerate të re dizajnerësh.

“Krijimet e paraqitura ishin dëshmi e një pune të palodhur dhe e një shpërthimi talenti që meriton përkrahje institucionale. Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në kultivimin e vlerave artistike dhe në mbështetjen e të rinjve kreativë”, theksoi Ganiu.

Ekspozita u vlerësua si një platformë frymëzuese për të rinjtë dhe një hap i rëndësishëm drejt afirmimit të talenteve vendore në fushën e modës dhe artit bashkëkohor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More