Visar Ganiu morri pjesë në manifestimin tradicional “Në gjurmët e më të mirëve”, organizuar nga Forumi Rinor Islam

nga Redaksia

Shkup, 5 nëntor – Kryetar i Komunës së Çairit, Visar Ganiu mbrëmë morri pjesë në manifestimin tradicional “Në gjurmët e më të mirëve”, organizuar nga Forumi Rinor Islam për të 24-in vit radhazi, transmeton zhurnal.mk.

“Ky manifestim, që përkon me fillimin e vitit të ri islamik 1446, është një ngjarje që nderon dhe frymëzon të rinjtë tanë, duke vlerësuar përkushtimin e tyre ndaj dijes, fesë dhe komunitetit.

Komuna e Çairit vazhdon të jetë një përkrahëse e pakushtëzuar e kësaj ngjarjeje, e cila jo vetëm vlerëson nxënësit dhe studentët më të dalluar, por edhe ndihmon në përhapjen e vlerave të larta morale dhe shpirtërore. Çdo vit, kjo traditë na kujton rëndësinë e ecjes në gjurmët e të devotshmëve, duke i dhënë prioritet dijes dhe përkushtimit shpirtëror.

Pjesëmarrja ime në këtë manifestim është një shenjë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të mbështetur të rinjtë tanë në zhvillimin e tyre arsimor dhe shpirtëror. Jam krenar për të gjithë ata që u dekoruan dhe u nderuan këtë vit dhe uroj që kjo frymë përkushtimi dhe devotshmërie të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë komunitetin.”, thekson Ganiu

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More