Visar Palloshi zgjidhet kryetar i Degës së PDSH-së në Tetovë

nga Redaksia

Shkup, 13 dhjetor – Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i PDSH-së – Dega Tetovë, ku me votë unanime për kryetar të Degës së PDSH-së në Tetovë u zgjodh z. Visar Palloshi informon Tetovasot.

Gjatë kuvendit u zgjodh edhe Kryesia e Degës së Tetovës, e përbërë nga 19 anëtarë, si dhe strukturat udhëheqëse të degës, përfshirë nënkryetarët dhe sekretarin.

Për sekretar të Degës së PDSH-së Tetovë u zgjodh:

Zija Farizi

Ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën:

Fatmir Tresi

Fatime Isai

Ejup Shabani

Agron Mustafi

Nga PDSH theksuan se zgjedhjet u zhvilluan në frymë demokratike dhe me unitet të plotë, duke paralajmëruar angazhim të shtuar për forcimin e strukturave partiake dhe veprimin politik në Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More