VLEN: 5 Maji – Frymëzim për të sotmen, obligim për të ardhmen

nga D. V.

Shkup, 5 maj – 5 Maji, Dita e Dëshmorëve, është një moment reflektimi dhe përulësie para veprës së pavdekshme të bijve dhe bijave që ranë për lirinë, identitetin dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Është një ditë kur përkulemi me nderim përpara gjakut të derdhur dhe sakrificës së atyre që idealin kombëtar e vunë mbi gjithçka.

Dëshmorët tanë nuk kërkuan asgjë për vete, por dhanë gjithçka për ne. Sakrifica e tyre është amanet, është frymëzim dhe udhërrëfyes në rrugën tonë politike dhe kombëtare. Është detyrë e jona ta ruajmë këtë kujtim të gjallë, jo vetëm në fjalë, por në vepra – duke punuar çdo ditë për një shoqëri të drejtë, të lirë dhe të barabartë.

VLEN, si zë i aspiratave të qytetarëve shqiptarë, riafirmon përkushtimin e palëkundur për të çuar përpara idealet për të cilat u flijuan dëshmorët tanë. Ne angazhohemi për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë, duke e mbështetur veprimin politik mbi parimet e lirisë, barazisë, zhvillimit dhe dinjitetit kombëtar.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!
Nderimi për ta është më shumë se kujtim – është përgjegjësi!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More