Shkup, 20 gusht – Koalicioni VLEN një kumtesë për media thotë se udhëheqësia e BDI-së vazhdon të jetojë në një botë paralele. Nga VLEN thonë se BDI përpiqet të shitet si viktima politike të OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe VLEN-it.
“Shumica e shqiptarëve votuan për ndryshim më 8 maj, që, ndër të tjera, do të thotë përgjegjësi penale për të gjithë ata që janë pasuruar mbi kurrizin e qytetarëve gjatë këtyre 22 viteve të regjimit. Qëllimi i opozitës shqiptare është të parandalojë me çdo kusht zbulimin e plotë të tyre para opinionit. Prandaj, nuk është rastësi që kemi thënë se ata duhet të riemërohen në Bashkim Jodemokratik për Dezintegrim.
Gjithashtu theksojnë se “VLEN do të vazhdojë të ndërtojë një doktrinë autentike politike, të cilën e zbaton përmes një strukture të re dhe moderne koalicionuese, e cila ka për detyrë të zgjidhë problemet e qytetarëve dhe të sigurojë një të ardhme të sigurt për shqiptarët”.