VLEN: Do ta ndalim zgjerimin e perandorisë së biznesit të Blerim Bexhetit dhe Ilaz Leskovicës, në të cilën bën pjesë edhe Danella Arsovska

nga D. V.

Shkup, 19 qershor – Të nderuar gazetarë, të dashur qytetar,

Sot jemi këtu, për ta informuar opinionin dhe për t’i parashtruar disa pyetje konkrete kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovskës, për ndërtimet në Komunën Shuto Orizare, pyetje për të cilat qyetarët kanë të drejtën e plotë të dëgjojnë përgjigjet.

Kujt i përket kjo ndërtesë pa leje?

A i takon realisht ky objekt Ilaz Leskovicës, ish funksionarit të LSDM-së tani kryetar i degës së BDI në Shuto Orizare, bashkëpunëtorë i afërt i juaj dhe dorë e djathtë e partnerit tuaj politik, Blerim Bexhetit?

Në çfarë toke është ndërtuar ky objekt, tokë shtetërore apo private?

Pasiqë kryetarja Danella Arsovska tenton të manipulojë me planet urbanistike, publikisht pyesim: A ekziston ky objekt në planet urbanistike?

A e parasheh Plani Detal Urbanistik (PDU) një objekt të tillë në këtë parcelë?

Nëse jo, kush dhe kur ka dhënë leje për devijim nga plani? A jeni ju të përfshirë?

A është kryer mbikëqyrje inspektuese nga komuna përkatëse?

Pyesim publikisht: A vlejnë ligjet e Maqedonisë së Veriut në këtë komunë, apo ligjin këtu e bëjnë shokët tuaj Blerim Bexheti dhe Ilaz Leskovica?

A ka lëshuar Inspektorati i Ndërtimtarisë vendim për rrënim ose ndalim? Si mundet që dikush ta merr guximin t’i largojë banderolat e institucioneve shtetërore që janë vendosur në këtë objekt dhe të vazhdojnë me ndërtimin pa leje?

E nderuara kryetare Danella Arsovska, pse heshtni ju për kaosin urbanistik në komunën Shuto Orizare? Mos vallë keni ndonjë lidhje me këtë objekt?

Zonja Arsovska, ju keni obligim që të prononcoheni për të gjitha këto pyetje. Çdo heshtje e juaj do të nënkuptohet se direkt apo indirekt jeni e implikuar në perandorinë ndërtimore të mikut tuaj Blerim Bexheti dhe dorës së djathtë të tij Ilaz Leskovica.

Koalicioni VLEN do të insistojë në:
– Veprim të menjëhershëm të të gjitha inspektorateve ndërtimore,
– Veprim të shpejtë nga Policia Financiare dhe zbulim i pasurisë së fshehur të politikanëve të BDI-së,
– Fillimin e procedurës penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim urbanistik ndaj Danella Arsovskës,
– Publikim të të gjitha lokacioneve në Shkup ku kompani apo persona të lidhur me Blerim Bexhetin dhe Ilaz Leskovicën  ndërtojnë apo posedojnë objekte pa leje.

Nëse kryetarja dhe institucionet kompetente vazhdojnë të heshtin, do t’i përdorim të gjitha mekanizmat ligjorë dhe demokratikë për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

Ne do ta ndalim zgjerimin e perandorisë së biznesit të Blerim Bexhetit dhe Ilaz Leskovicës, në të cilën bën pjesë edhe Danella Arsovska.

Këtë dhe të gjitha lëndët tjera do t’i dorëzojmë në Prokurori!

Qytetarët kërkojnë përgjigje!

Ju faleminderit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More