VLEN: E turpshme, ja si e la BDI Filharmoninë: 96% maqedonas dhe vetëm 4% shqiptarë për 20 vite!

nga Redaksia

Shkup, 12 korrik – Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, përpjekjeve të BDI-së për të mashtruar opinionin publik me shpifje dhe të pavërteta, duke theksuar se qytetarët meritojnë fakte dhe jo trillime për qëllime politike.

Në një deklaratë publike, VLEN ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim për krijimin dhe institucionalizimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve gjatë dy dekadave në pushtet, duke e ilustruar këtë me rastin e Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë institucion kulturor janë të punësuar 115 maqedonas (96%) dhe vetëm 5 shqiptarë (4%), çka sipas VLEN-it është pasqyrë reale e përjashtimit të shqiptarëve nga skena kulturore shtetërore për shkak të “pazareve korruptive të BDI-së”.

“Për dekada me radhë, shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të drejtojnë institucionet më të larta kulturore si Opera dhe Baleti apo Filharmonia. Këto kanë qenë kështjella të mbyllura për shqiptarët,” thuhet në reagim.

VLEN thekson se vetëm me përfshirjen e saj në qeveri është bërë i mundur një hap i rëndësishëm drejt barazisë kulturore. Për herë të parë në historinë e shtetit, një shqiptar – tenori i njohur Mustafa Imeri – është emëruar drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut.

“VLEN nuk shpif. VLEN vepron. VLEN e bën ndryshimin,” përmbyllet deklarata, e cila synon të nxjerrë në pah angazhimin e këtij koalicioni për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe kulturore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More