VLEN: Faqa ‘vlen.mk’ nuk ka lidhje me koalicionin VLEN, faqja zyrtare e VLEN-it është – VLEN.EU

nga Redaksia

Shkup, 13 shkurt – Koalicioni VLEN njofton opinionin publik se nuk ka ueb faqe zyrtare me adresën vlen.mk. Faqja e përmendur nuk është në pronësi të koalicionit dhe nuk pasqyron qëndrimet tona zyrtare.

Faqja zyrtare e vlen-it, është VLEN.EU, e cila aktualisht është në proces përpunimi dhe ndërtimi i platformës sonë zyrtare, e cila do të publikohet në kohën e duhur dhe do të shërbejë si burim i vetëm i informacionit autentik nga VLEN.

Çdo përmbajtje e publikuar në faqen vlen.mk nuk ka lidhje me koalicionin dhe nuk përfaqëson qëndrimet tona politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More