Shkup, 4 shtator – Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se vendimi për investim prek 34.5 milionë euro për universitetin “Nënë Tereza” është historik dhe se tregon përkushtimin e tyre për arsimin.
“Koalicioni VLEN nuk flet fjalë boshe sikur paraardhësit tanë, të cilët, përveç se me gënjeshtra dhe vjedhje, e lanë rininë tonë pa perspektivë. Ky projekt nuk është thjesht një ndërtesë e re, ai është një monument i përkushtimit tonë ndaj arsimit dhe zhvillimit të brezave të ardhshëm. Breza të tërë kanë ëndërruar për një qendër të tillë edukative që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e një kombi të tërë. Tani, ajo ëndërr po bëhet realitet, duke krijuar një vatër të dijes dhe inovacionit për brezat e që do të vijnë”.
Në fund theksojnë se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të sjellë projekte që pasurojnë arsimin dhe forcojnë themelet e një të ardhmeje të suksesshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.