VLEN mban fjalën: 60 punësime të reja në Kombinatin e Osllomesë, vijnë befasira të reja në sektorin energjetik

nga Redaksia

Osllome, 23 qershor – “Ndodh edhe kështu”. Me këtë fjali, zëvendësdrejtori i ESM-së, Rexhep Asani, ka përshëndetur punësimin e 60 punëtorëve të rinj në Kombinatin e Osllomesë, duke konfirmuar se premtimet e dhëna po kthehen në vepra konkrete.

Asani ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi dhe se shumë shpejt do të ketë punësime të reja edhe në TEC Manastir, HEC Drini i Zi dhe HEC Mavrovë, duke i dhënë kështu një hov të ri zhvillimit të sektorit energjetik në vend.

Këto punësime janë dëshmi e qartë se qeverisja e re e VLEN-it po e trajton seriozisht nevojën për vende të reja pune dhe për zhvillim rajonal të qëndrueshëm. Prej retorikës në aksion, kjo është rruga që ka zgjedhur VLEN. “Do të ketë akoma më shumë befasira”, përfundon Asani, duke paralajmëruar hapa të tjerë të rëndësishëm në periudhën në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More