VLEN: Pas 24 vitesh pritje, Ligji për përfaqësim të drejtë po bëhet realitet!

nga Redaksia

Shkup, 13 dhjetor – Koalicioni VLEN përshëndet opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të prezantuar nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, duke i dhënë dritë jeshile procesit që mbyll një pritje 24-vjeçare.

Ky ligj është dëshmi se kur ka vullnet politik, parimi i përfaqësimit të drejtë nuk mbetet në fjalë, por shndërrohet në LIGJ. Përfaqësimi i drejtë po ecën përpara, i bazuar në standarde evropiane dhe në parimin e meritokracisë.

VLEN është i vendosur që kjo çështje të mos mbetet më peng i lojërave politike, por të marrë zgjidhje të plotë ligjore, për një administratë publike profesionale, funksionale dhe inkluzive për të gjitha komunitetet.

Për 24 vite kjo çështje është përdorur dhe stërpërdorur për retorikë dhe kalkulime politike, pa u kthyer kurrë në zgjidhje ligjore.
Sot, VLEN po e mbyll këtë kapitull duke e shndërruar përfaqësimin e drejtë në LIGJ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More