VLEN: Vazhdojmë investimet në Komunën e Gostivarit – Asfaltohet rruga kryesore në Zdunjë

nga D. V.

Shkup, 2 korrik – Rruga kryesore e fshatit Zdunjë në Komunën e Gostivarit, e cila për një kohë të gjatë ishte lënë pas dore, më në fund është asfaltuar. Investimi në vlerë prej 9 milionë denarësh është realizuar me mbështetjen e Qeverisë, pas angazhimit të vazhdueshëm të përfaqësuesve të VLEN.

Banorët e fshatit tashmë nuk dëgjojnë vetëm premtime, por ecin mbi asfaltin e investimeve konkrete. Kjo ndërhyrje infrastrukturore përmirëson ndjeshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetës në këtë zonë rurale të Komunës së Gostivarit.

“VLEN nuk flet kot, VLEN punon,” ka theksuar Bashkim Hasani nga VLEN, duke nënvizuar se ky projekt është dëshmi e përkushtimit për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve.

https://www.swisstransfer.com/d/413fa041-3eda-456f-a8e0-5a753dd6a3b3

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More