VLEN: Zeqirija Ibrahimi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Alternativës, në vend të tij zgjidhet deputeti Bekim Sali

nga Xh M

Shkup, 8 dhjetor – Sonte, në mbledhjen e Kuvendit Qendror të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, e ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë dhe ky organ i partisë e ka pranuar këtë dorëheqje.

Arsyet e kësaj dorëheqjeje ai i ka elaboruar para kuvendarëve në mbledhje, por edhe publikisht në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, kjo dorëheqje vjen vetëm për shkak të bindjeve të tij politike, duke konsideruar se sot VLEN-it i duhet një projekt i ri politik, një vizion i ri, një kauzë e re politike, por edhe një lidership i ri, për çka ai mendon se nuk mund të ofrojë më shumë në këtë drejtim nga ky pozicion dhe prandaj është shprehur se dëshiron të jetë shtegu për energjinë e re që e kërkon ky proces.

Në funksion të unifikimit të VLEN-it, një proces që do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, Zeqirija Ibrahimi tashmë ka ofruar një propozim dhe liderët tashmë po e shyqrtojnë si opsion.

Me këtë rast për ushtrues detyre i kryetarit të Alternativës është zgjedhur deputeti Bekim Sali, i cili është edhe është nominuar edhe për pozitën e zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More