Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Cashline”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar për tri vjedhje të ndodhura në qytet gjatë muajit të fundit.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune intensive, kanë dokumentuar dhe zbardhur vjedhjet, duke arrestuar shtetasin E. Xh., 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 36-vjeçari dyshohet se është autori i vjedhjes së shuma parash në tri biznese të ndryshme:
17 Tetor 2025 (Lagjja “1 Maji”): Vodhi shumën prej 200,000 lekë në një lokal.
14 Nëntor 2025 (Lagjja “1 Maji”): Vodhi shumën prej 100,000 lekë në një furrë buke.
16 Nëntor 2025 (Lagjja “Lef Sallata”): Vodhi një tjetër shumë prej 200,000 lekë.
Në total, shtetasi E. Xh. dyshohet se ka vjedhur 500,000 lekë nga këto biznese.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, për veprime të mëtejshme ligjore.
/rtsh.al/