VMRO: BDI i shfrytëzon kauzat shqiptare se herë zihet ngushtë

nga Xh M

Shkup, 9 dhjetor – BDI për 20 vjet i ka vjedhur shqiptarët dhe maqedonasit, kurse çdoherë thirret në shqiptarët kur duhet të vjedh ose kur duhet të parandalohet vjedhja, siç po ndodh tani. Kështu thotë Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së. Ai shton se BDI është demaskuar dhe se të gjithë e shohin se veprimet e tyre politike së fundmi janë vetëm në drejtim të mbrojtjes së politikanëve të kriminalizuar, të cilët sipas tij e kanë vjedhur shtetin.

“BDI 20 vjet zgjedh gjykatës, saktë i dijnë procedurat juridike, dhe si vepron Gjykata Kushtetuese, por edhe krahas kësaj zgjodhën të përgatisin një cirk politik, për të tërhequr vëmendjen e opinionit, nga ajo që e kanë vjedhur shtetin për 20 vjet. Frika e BDI-së është përshkak se ka ardhur koha për përgjegjësi të funksionarëve të tyre kriminel, të cilët derisa shisnin patriotizëm, janë pasuruar, kurse shqiptarët dhe maqedonasit janë shpërngulur”.

Qeveria thotë Petrushevski nuk do të lejoj asnjë rrezikim të qetësisë. Institucionet theksoi se janë në krye të detyrës dhe sëbashku me partnerët ndërkombëtarë ndajnë informacione, e ndjekin situatën dhe do të veprojnë sipas nevojës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More