VMRO do të përkrahë VLEN-in në raundin e parë / Taravari nuk përjashton listat e përbashkëta me BDI-në ?

nga Redaksia

Shkup, 8 korrik – Me afrimin e zgjedhjeve lokale të vjeshtës, dita ditës po bëhet më e qartë se si do të pozicionohen partitë politike, raporton Portalb.mk

Ndonëse një ndër arsyet e largimit të Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit nga koalicioni VLEN ishte  ideja që në zgjedhje lokale të dilnin me lista të veçanta për këshilltarë, Taravari tani nuk e përjashton mundësinë që të dalin me lista të përbashkëta me Frontin Evropian të kryesuar nga BDI. 

“Do të  ketë grupe pune të cilat do të vazhdojnë të koordinohen edhe ta shohim a dalim me lista të përbashkëta apo të veçanta. Në parim unë si kryetar kam qenë që të dalim me lista të veçanta, por e shoh tash edhe prej anëtarësisë tonë dhe kryesisë ka disponim, eventualisht në qoftë se mund të gjendet një gjuhë e përbashkët për të dale me lista të përbashkëta, por për këtë duhet të vendos kryesia dhe kuvendi i parties”, tha Taravari. 

Partnerët e koalicionit qeverisës, VMRO dhe VLEN do të bashkëpunojnë aty ku ka nevojë. 

Kryeministri dhe lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski sot ka thënë se do të mbështesin kandidatët e VLEN-it që në raundin e parë. 

“Në lidhje me koalicionin VLEN, gjithashtu pres që nga raundi i parë në komuna të caktuara të mbështesim kandidatët e këtij koalicioni”, tha Mickoski. 

Bilall Kasami, njëri nga liderët e VLEN-it ka thënë se do të bashkëpunojnë me partnerët e qeverisë. 

“Si koalicion Qeveritar, ashtu si ka qenë në të kaluarën do të ketë bashkëpunim në drejtim të përkrahjes aty ku njëri kandidat i partnerëve të koalicioni do të shkoj në raundin e dytë apo balotazh. Sa i përket fazës së parë, ne do të shkojmë në të gjitha komunat  ku ka gjasa kandidati shqiptar të garojë për kryetar komune”, tha Kasami

LSDM ka bërë të ditur se në komuna me shumicë shqiptare nuk do të garojnë. 

Partitë deri tani kanë promovuar disa nga kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës. 

Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se zgjedhjet lokale pritet të shpallen në gjysmën e parë të muajit gusht. Të njëjtat pritet të mbahen në tetor 2025. 

 Zë qarta janë datat, por jo edhe rregullat sa i përket ndryshimeve të Kodit Zgjedhor për të cilat partitë politike janë bërë lëmsh sepse duhet të votohen me shumicë Badinteri. Propozim-ligjin e parë ua rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Aktualisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor ndodhen në lexim të dytë në Kuvendin e RMV-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More