QMK: 11 zjarre janë aktive në Maqedoni

nga Redaksia

Shkup, 8 korrik – Qendra për Menaxhimin e Krizave në RMV njoftoi sonte se deri në orën 19:00, janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit, nga të cilat 11 janë aktive dhe një është nën kontroll.

“Zjarret aktive ka pranë Samokovit dhe midis fshatrave Creshnevo, Lokvica dhe Slatina në komunën e Makedonski Brod, midis fshatrave Bllace dhe Çuçer Sandevë dhe afër Kuçevishka Bara në komunën e Çuçer Sandevës, pranë fshatit Ljubanci në komunën e Butelit, nën Solunska Glava midis burimeve të Babunës dhe Banina Dupka, pranë fshatit Beshishte në rajonin e Prilepit dhe nga fshati Volino deri në fshatin Livada në komunën e Ohrit.

Zjarre aktive ka edhe përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë ku digjet bimësia e ulët dhe pranë fshatrave Krushevicë, Kavadarci dhe Nikoliç pranë Dojranit”, thonë nga QMK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More