VMRO do t’i bëj anketa kandidatëve të saj që konkurrojnë për kryetar të komunave

nga Xh M

Shkup, 1 shkurt – Në fillim të shkurtit do ta fillojmë procedurën me anketa të brendshme për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe do ta përfundojmë me sukses, theksoi sot nga Koçani kryeministri Hristijan Mickoski.

“Ende nuk kemi filluar me realizimin e anketave. Deri më tani ka vazhduar procedura brenda partisë dhe e koalicionit të brendshëm për emërimin e individëve”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas dorëzimit të sotëm të çelësave të objektit të ri të dedikuar për familjet në nevojë sociale në Komunën e Koçanit.

Si kryetar i partisë dhe i Komitetit Ekzekutiv, shtoi, e mbajmë të drejtën të propozojmë emra për të cilët mendojmë se duhet të jenë pjesë e këtij procesi në anktetim, jashtë listës së dorëzuar nga komitetet komunale.

I pyetur nëse mund të zbulojë ndonjë emër, Mickoski tha se nuk mund ta bëjë këtë për momentin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More