Shkup, 8 korrik – “Venko Filipçe të tregon se si mund të blesh Audi Q8 me rrogë dhe të ndërtosh një haciendë në Vodno? Cila është vetura me të cilën vozit Venko Filipçe dhe a është në emër të tij apo të dikujt tjetër, nëse është në emër tjetër, kush është ai që i ka dhënë Filipçes për të vozitur veturën 250 mijë euro dhe me çfarë motivi? Audi Q8 luksoze e drejtuar nga Filipçe a është shpërblim për një nga dhjetëra tenderë disa milionësh dhe a vuajti populli 7 vjet që Filipçe tani të vozitet me xhipa të shtrenjta?”, pyeti deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov në konferencën e sotme për media.
Ai kërkon që “Filipçen të tregojë se si është bë familja e tij pronare e haciendës në Vodno dhe sa para janë paguar për të?”
“Filipçe të tregojë nëse fituesit e tenderëve në shëndetësi është dashur të bëjnë marrëveshje me të apo me të afërmit e tij?”.
“Antikorrupsioni dhe Prokuroria duhet të hapin hetime për pronën e Filipçes, por edhe për atë që e shfrytëzon dhe për të cilin ekziston dyshimi se mund të bëhet fjalë për pasuri të fshehur. Filipçe nuk duhet të fshihet pas pozitës politike, por duhet të tregojë se si bëhet milioner me një rrogë. Kjo është fytyra e shëmtuar e SDS-së dhe BDI-së, e cila nuk duhet të kthehet kurrë”, tha Lefkov.