VMRO: Nuk e mbështesim ligjin për të prekurit nga Koçani për shkak të hipokrizisë së LSDM- dhe Filipçes

nga Xh M

Shkup, 10 maj – “Maqedonia është rrënuar dhe degraduar gjatë shtatë viteve të qeverisjes së LSDM-së dhe Venko Filipçes, deri në atë masë sa nuk njihet më,” deklarojnë nga VMRO-DPMNE duke sqaruar arsyet pse nuk e mbështesin Ligjin për të prekurit nga tragjedia në Koçani.

Sipas partisë opozitare, Filipçe dhe LSDM janë përgjegjësit kryesorë për shpërbërjen e sistemit shtetëror. “Çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë paaftësinë, hipokrizinë dhe dyfytyrësinë e tyre. Nuk ka asgjë të sinqertë tek ata – e përqeshin popullin në fytyrë.”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More