VMRO: Rryma e shtrenjtë shkak i biznes interesave LSDM-BDI

nga Xh M

Shkup, 23 nëntor – VMRO-DPMNE pretendon se aktivitetet kriminale të LSDM-BDI në sektorin energjetike dhe menaxhimit me Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ka rezultuar që për 7 vite me radhë qytetarët të paguajnë rrymë më të shtrenjtë, kurse ndërmarrja të ketë probleme financiare.

Nga VMRO-DPMNE zotohen se do të ulet çmimi prodhues I rrymës dhe se udhëheqësia aktuae e EMV-së është duke punuar në këtë drejtim.

“Nëse në 2017 kur me EMV-në udhëhiqte Kryeministri Mickoski, çmimi mesatar i prodhimit të 1 megavat rrymë në REK Manastir ishte 33 euro, tani e njëjta është 133 euro për megavat orë. Përse është kështu? Nëse shohim statistikën do të vërejmë se në kohën kur Mickoski menaxhonte me EMV-në çmimi prodhues i rrymës ishte më i ulët për mbi 25%. Çfarë ndodh më pas? Çmimi nga viti në vit rritet që në 2023 të mbërrijë 103 euro për megavat orë, kurse në 2024 për 133 euro megavat orë. Rritja e çmimit është shkaktuar nga mos gërmimi i thëngjillit tonë dhe thëngjilli i shtrenjtë që importohet”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More