Vodhën para në një banesë të marrë me qira, përfundojnë në pranga dy autorët dhe bashkëpuntori i tyre

nga Xh M

Tre persona, 33, 39 dhe 41 vjeç janë vënë në prangat e policisë së Vlorës këtë të diel.

Ata dyshohen se janë autorë të vjedhjes së një shume parash në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja.

33-vjeçari ka ndihmuar dy autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës. Njëri prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, është i dënuar për vrasje në një shtet tjetër.

Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More