Vota e diasporës, Celibashi: 9,2 milionë euro vlera e kontratës mes KQZ dhe operatorit postar

nga D. V.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se vlera e kontraktimit mes KQZ-së dhe operatorit të shërbimit postar për votën e diasporës është 9,2 milionë euro.

“Për procesin e votimit nga jashtë, tashmë kemi të përcaktuar edhe operatorin e shërbimit postar. Do të jetë kompania DHL e cila do të kryejë shërbimin e dërgimit të fletëve të votimit te votuesit dhe kthimin mbrapsht në KQZ. Votuesit nuk do të paguajnë për këtë shërbim, koston e paguan buxheti i shtetit, ndërsa vlera e kontraktimit me këtë operator është 9,2 milionë euro me një çmim mesatar për dërgesë vajtje-ardhje prej 37,52 euro”, tha Celibashi.

Kryekomisionieri Celibashi pohoi se sot pritet që të formalizohet një kontratë ndërmjet KQZ-së dhe këtij operatori, ndërsa theksoi se ka filluar tashmë procesi i printimit të fletëve të votimit për votuesit nga jashtë vendit. “Nga komunikimi që kemi me kompaninë sllovene që po prodhon fletët e votimit si brenda dhe jashtë vendit, kemi filluar me printimin e fletëve për jashtë vendit”, nënvizoi ai.

“Rreth datave 7-8 prill do t’i kemi këtu fletët e votimit për votimin nga jashtë, ndërsa në 8-9-10 do të fillojmë përgatitjen e zarfeve dhe gjithë dokumentacionin për votuesit jashtë vendit duke shpresuar që ky proces të realizohet brenda datës 15 ose 17 prill në afatin maksimal. Më pas, do të ketë kohë e mjaftueshme për t’i sjellë në KQZ deri në orën 19:00 të datës 11 maj”, tha Celibashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More