Votat për formimin e qeverisë, kështu përgjigjet Kurti

nga D. V.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse partia e tij, Vetëvendosje ka zhvilluar takime me partitë e tjera për të siguruar votat për formimin e qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se gjinden në Poliklinikë Specialistike, duke mos u përgjigjur për pyetjen konkrete.

Kurti u pyet gjatë përurimit të Poliklinikës Specialistike në Podujevë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit pritet në fund të muajit shtator. Deri atëherë, Gjykata ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kjo masë është në fuqi nga 5 deri më 30 shtator dhe është vendosur nga Kushtetuesja njëzëri, ex officio dhe mbi bazën e kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Gjykata Kushtetuese tha se e pranoi kërkesën për masë të përkohshme, sepse ajo i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More