Votimi në AFET për raportin e vendit u shty për më 24 qershor

nga D. V.

Bruksel, 4 qershor – Me propozimin e raportuesit Thomas Weitz, Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) sot shtyu votimin për miratimin e Raportit për RMV-në për më 24 qershor.

Në shpjegimin e tij të propozimit, Weitz theksoi se kishte qenë dëshmitar i debateve të forta politike rreth raportit, por se ai absolutisht qëndron pas dokumentit, për të cilin, siç tha ai, të gjitha grupet parlamentare në Parlamentin Evropian ishin të përfshira në negociata dhe kompromise.

“Ky është një raport i Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian. Ky raport nuk ka qëllim dhe nuk synon të zgjidhë çështjet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ne e dimë se bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe, le të themi, për sundimin e ligjit, trajtimin e komuniteteve pakicë e kështu me radhë. Prandaj, do të doja të kërkoja shtyrje të votimit për këtë raport për më 24 qershor”, tha Weitz.

Ai theksoi se qëllimi i kësaj kërkese është t’u japë kolegëve të tij eurodeputetë, veçanërisht atyre nga grupet parlamentare të krahut të djathtë të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR) dhe Evropës së Kombeve Sovrane (ESN), “mundësinë për të përditësuar regjistrat e tyre të lobimit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More