Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, gazetarja Rista: Urdhri u dha nga një grup kriminal shqiptar

nga L. M

Gazetarja Katerina Rista deklaroi nga Athina se vrasja e shqiptarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos në Greqi, nuk u parandalua nga autoritetet greke. ”Nuk ishte hera e parë. Kemi 6 muaj që ne kemi konstatuar se disa persona kanë tentuar ta vrasin këtë person, pra, Jani Aliajn, 49-vjeçarin shqiptar në burgun e Koridhalos.

Ka ardhur në Greqi që në vitin 2016. Një grek është futur në qelinë e shqiptarit, mesditën e së hënës me një thikë dhe këtu ngrihet pikëpyetja në fakt, asnjë nga autoritetet përkatëse nuk arriti ta kapë dhe të parandalojë një ngjarje të tillë”,-theksoi ajo. Rista shtoi se autoritetet greke, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që urdhri për vrasjen e Aliajt, të jenë dhënë nga një grup kriminal shqiptar.

“Sipas informacioneve paraprake që kemi nga autoritetet greke, nuk përjashtohet mundësia që të jetë dhënë urdhri nga një grup shqiptarësh, me të cilët viktima ka pasur konflikte të mëparshme. Pra, autoritetet greke po shohin mundësinë që të jenë të përfshirë një grup shqiptarësh të cilët kanë pasur konflikte të mëparshme me viktimën”, deklaroi gazetarja. Për të shqiptarët dhe grekët kanë raporte të mira, por kanë përplasje lidhur me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More