Vrasja e pesë gazetarëve të saj, Al Jazeera akuzon Izraelin: Sulmi ishte i qëllimshëm!

nga L. M

Për Al Jazeerën, sulmi izraelit që i mori jetën dy gazetarëve të saj dhe tre kameramanëve në Rripin e Gazës, ishte i qëllimshëm.

Media e njohur insiston se tenda e përdorur nga stafi i saj në Qytetin e Gazës, jashtë Spitalit al-Shifa, ka qenë objektiv i goditjes. Emrat e Anas al-Sharif, Mohammed Qreiqeh, Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen Aliëa i bashkohen listës së gati 200 gazetarëve të vrarë, sipas Reporterëve pa Kufij, që prej fillimit të luftës në vazhdën e sulmit të përgjakshëm të Hamasit në tokën izraelite 7 tetorin e vitit  2023.

Ushtria izraelite tha nuk e mohoi shënjestrimin e Anas Al Sharif, por pretendon se ai udhëhiqte një celulë të grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe ishte përfshirë në sulmet me raketa ndaj Izraelit.

Por Al Jazeera nuk i pranon të tilla akuza, dhe vetë Al Sharif, para se të vritej,  kishte mohuar pretendimet e Izraelit se ai kishte lidhje me Hamasin. Duke e quajtur 28 vjecarin si njërin gazetarëve më të guximshëm të Gazës”, Al Jazeera tha se sulmi ishte “një përpjekje e dëshpëruar për të mbytur zërat në prag të pushtimit të enklavës”.

Al Sharif më herët kishte qenë pjesë e ekipit të Reutersit, i cili në vitin 2024 fitoi Çmimin Pulitzer në kategorinë e Fotografisë për Lajmet e Fundit, lidhur me mbulimin e luftës Izrael-Hamas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More