Vuçiq sulmon BE-në për Kosovën në takimin me Putinin në Kinë

nga L. M

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka shfrytëzuar vizitën e tij në Pekin për të zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin, në një kohë kur Serbia po përballet me presione ndërkombëtare për politikën e saj ndaj Rusisë.

Gjatë diskutimit Vuçiq e ka falënderuar Putinin, për mosnjohjen e Kosovës duke sulmuar Bashkimin Europian me pretendimin se janë shkatërruar të gjitha marrëveshjet e Brukselit.

”Federata Ruse ka qenë e vendosur në qëndrimin e saj për integritetin territorial të Serbisë gjatë gjithë kohës”.

”Rusia ka folur qartë për shkatërrimin dhe shkeljen e marrëveshjeve të Brukselit dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera që kemi nënshkruar me palën tjetër dhe me garancitë e një pale të tretë”, citon a2cnn, të ketë deklaruar Vuçiq në rusisht referuar raporteve dhe situatës me Kosovën.

Ndërkohë Putini falënderoi Vuçiqin për refuzimin e tij për t’u bashkuar me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, duke treguar qartë aleancën e ngushtë që Beogradi vazhdon të mbajë me Moskën, pavarësisht obligimeve të Serbisë si vend kandidat për Bashkimin Europian.

Takimi mes dyshes u zhvillua në një atmosferë që përtej buzëqeshjeve, pasqyronte edhe sfida serioze.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More