Ylber Nuredini nga ASH emërohet Drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër

nga Xh M

Dibër, 22 dhjetor – Ylber Nuredini nga Aleanca për Shqiptarët pjesë e koalicionit VLEN është emëruar Drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër.

Pas përfundimit të konkursit, me vendim të Ministrit të Kulturës dhe Turizmit më 19 dhjetor, Ylber Nuredini nga Aleanca për Shqiptarët është emëruar Drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër.

Në postimin e tij në facebook Nuredini falënderoi Aleancën për Shqiptarët për besimin ndaj vizionit të tij për zhvillimin e kulturës në Dibër dhe gjithë koalicionin VLEN për mbështetjen e dhënë.

“Na priftë e mbara!” – përfundoi ai në mesazhin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More