Zbardhet agjenda/Kryeparlamentarja shqiptare Spiropali nesër nis vizitën në Shkup, takon Gashin, Ahmetin, Mickoskin dhe Filipçen

nga Xh M

Shkup/Tiranë, 22 shtator – Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një takim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, të hënën e 23 shtatorit.

Me ftesën e Kryetarit të Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, Spiropali do të takohet dhe me personalitete të larta shtetërore të RMV.

Programi i takimeve është si më poshtë:

10:30-11:25

Takim i znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, me z. Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

11:25-11:45

Deklarata për mediat të znj. Elisa Spiropali dhe z. Afrim Gashi.

11:50-12:20

Takimi i Kryetares Spiropali me z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së, dhe z.Talat Xhaferi, ish Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

12:20-12:40 Takim i Kryetares Spiropali me Kryetarin e LSDM, z. Venko Filipçe.

12:40-13:00 Vizitë në shtëpinë e Nënë Terezës.

14:15-14:45

Takim i Kryetares Spiropali me z. Hristijan Mickovski, Kryeministër i RMV.

17:00 Vizitë në Muzeun e Kongresit te Manastirit, Manastir.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More