Zbulohet vila trekatëshe me kanabis në Itali, përfundon në pranga i riu shqiptar

nga Xh M

Një zbulim i lëndëve narkotike nga Komanda Provinciale e Guardia di Finanza të Vicenzas, gjatë një operacioni antidrogë të quajtur “Clean Crazy” ka sjellë arrestimin e një shtetasi shqiptar. Oficerët identifikuan dhe sekuestruan një fermë trekatëshe në Monte di Malo në Vicenza.

Vila ishte përdorur si një laborator i vërtetë për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës.

Nëpërmjet shërbimeve, efektivwt kanë vërejtur se si 28-vjeçari shqiptar shkonte në këtë vilë me furgon gjatë natës, ku në një rast është parë duke shkarkuar thasë me dhe dhe pleh bimësh.

Në bazë të asaj që u konstatua, është kryer një kontroll brenda shtëpisë. Hetuesit zbuluan tre kate të tëra të përdorura për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës. Në veçanti, ishin bërë modifikime të veçanta në mur për t’i bërë hapësirat të përshtatshme për kultivimin, tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

I gjithë sistemi u zbulua se fuqizohej nga disa panele elektrike rudimentare dhe instalime elektrike pa as edhe masën më të vogël të sigurisë. Në fund të operacioneve, policia sekuestroi 103 bimë marijuanë në vazo – me peshë mbi 60 kg, pothuajse 30 kg marijuanë të tharë dhe 94 sytha, me një peshë totale të lëndës narkotike të barabartë me 90 kg, si dhe dy telefona inteligjentë në përdorim nga i dyshuari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More